Analisti dhe deputeti

Mushkolaj – Dugollit: Me paga 2 mijë euro s’po e kryeni punën tuaj, policët me vetëm 500 euro e rrezikojnë jetën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Bujar Dugolli, më 28 shtator të këtij viti, në “Debat Plus” kishte deklaruar se policëve të Kosovës do t’u paguhen shtesat e rrezikshmërisë më dy tetor.

Tash është data 19 tetor dhe shtesat ende nuk janë proceduar për policët.

Dugolli tha se kur e ka dhënë atë deklaratë, informatat që i ka pasur nga Qeveria kanë qenë asisoj.

“Nuk është mirë të lëshohemi në fyerje, për shkak se Enver Dugolli prej që ka qenë atje, është duke u interesuar e angazhuar që policia t’i marrë shtesat e parapara me ligj. I kam pasur informatat se është përmbyll punët dy grupet punuese, këto i kam thënë. Me dëshirë shumë më herët do të isha i lumtur të përmbyllet kjo punë, unë besoj që kjo punë do të përmbyllet, se kuptoj nxitimin në thonj në fyt. Nuk është momenti tani për këto”, tha ai në “Debat Plus”.

Mushkolaj e kritikoi ashpër Dugollin dhe kolegët e tij deputetë, duke i thënë se marrin nga 2 mijë euro pagë dhe nuk e kryejnë punën si duhet, kurse policët që rrezikohen çdo ditë i kanë lënë me vetëm 500 euro.

“Ju keni motiv, merrni paga marramendëse dhe nuk e kryeni punën tuaj në kuvend, cka me ju thënë juve. Qysh me u motivu polici me 500 euro t’u e kry punën e vet në rrezik e ju me 2000 euro po ju hup motivi, nuk po shkoni në seanca”, tha ai.