Analisti politik Imer Mushkolaj ka folur për angazhimin dhe sukseset e Besnik Tahirit, duke e cilësuar atë si një nga figurat më aktive dhe më konsistente të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas Mushkolajt, Tahiri ka dëshmuar angazhim serioz si në Kuvend, ashtu edhe në detyrat ekzekutive që ka ushtruar, duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe njohuri të thella mbi proceset institucionale.







