Recetë

Musaka e lehtë

Një recetë e shijshme, shumë e ushqyeshme dhe e veçantë, për shkak të shijes

Ju nevojitet:

– 1 kg kungullesha.

Për fill:
– një qepë e vogël,
– 2 karota të vogla,
– 400 g mish viçi të bluar (nga kofsha),
– 2 thelpinj hudhre,
– erëza bimore,
– piper,
– vaj.

Shtojca:
– 2 vezë,
– pak qumësht,
– erëza bimore,
– 4 lugë ajkë të thartë.

Përgatitja:
Fërgoni në vaj qepën e grirë dhe karotën, kur të zbuten pak shtoni mishin e bluar, hudhrën, erëzat bimore dhe piperin sipas shijes dhe fërgoni edhe afro dhjetë minuta.

Kungulleshat e lara pritni në rrathë dhe lyeni me erëza bimore. Gjysmën e kungulleshave radhisni në një enë për pjekje, sipër radhisni fillin nga mishi i bluar dhe pastaj kungulleshat e mbetura.

Mbulojeni enën dhe piqni musakanë në furrë përafërsisht 40 minuta.

Pastaj qitni sipër tretjen e vezëve, qumështin, ajkën e thartë dhe erëzat bimore dhe kthejeni në furrë edhe afro njëzet minuta që të piqet në 150 gradë Celsius, por pa kapak.