Maqedoni e Veriut

Musa Xhaferi bartës liste në njësinë e pestë zgjedhore?

Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se pretendent për bartës liste nga Bashkimi Demokratik për Integrim në njësinë e pestë zgjedhore është Musa Xhaferi. Musa Xhaferi tashmë disa vite nuk ka qenë aktiv në politikë, ndërsa më herët ka pasur funksione të larta shtetërore dhe partiake.

Xhaferi u aktivizu me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” bashkë me disa funksionerë tjerë të BDI-së, duke kërkuar reforma në parti. Me pas, i njëjti grup u shpërnda duke derivuar partinë e re të Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike, ndërsa Xhaferi dhe të tjerët vazhduan aktivitetin në BDI.

Deri në përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë ka shumë kohë, mirpo emrat potencial – bartës të këtyre listave tashmë kanë nisur të qarkullojnë.

Pavarësisht se ende nuk ka asgjë konkrete, thuhet se për bartës në njësinë e 5-të zgjedhore mund të del Musa Xhaferi, ndërsa në njësinë e parë zgjedhore mund të kandidohet Blerim Bexheti, kryetari aktual i Komunës së Sarajit.

BONUS VIDEO| Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën