Murtezaj për marrëveshjen me Serbinë: Normalizim pa njohje nuk ka

Profesori Valon Murtezaj, i cili ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Murtezaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk mund të ketë normalizim pa njohje.

“Ndonjë marrëveshje pa njohje edhe mund të këtë. Por, kjo nuk quhet definitive, as vendimtare, dhe as e përgjithshme, dhe si e tillë nuk normalizon relacionet ndërmjet dy shteteve, në këtë rast, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Murtezajt, pa ndërhyrje:

Normalizim pa njohje nuk ka.

Ndonjë marrëveshje pa njohje edhe mund të këtë.

Por, kjo nuk quhet definitive, as vendimtare, dhe as e përgjithshme, dhe si e tillë nuk normalizon relacionet ndërmjet dy shteteve, në këtë rast, Kosovës dhe Serbisë.