Muriqi: Shpresoj të jemi arrë e fortë për Anglinë e Çekinë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se fitorja e sotme me Bullgarinë ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

Tha se ishte fitore e merituar, por u shpreh se ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira.

“Kemi edhe dy kundërshtarë të fortë, por shpresoj të bëhemi arrë e fortë për ta”, tha Muriqi.

Ai tha se futbolli pa tifozë s’ka lezet, siç ndodhi me Malin e Zi, dorësa i falënderoi nga zemra të gjithë ata që i kanë përkrahur.

Muriqi tha se të gjithë 35 lojtarët e Kosovës janë në nivele të mira.

“Jemi shumë lojtarë të mirë, 35 sa jemi”.

“Po, pse jo. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm”, tha Muriqi kur u pyet nëse është i mundshëm vendi i dytë në këto kualifikime.

Muriqi shënoi golin e barazimit në 2-2, para se të shënonte golin e fitores Rashani në minutën e 92-të.