Muriqi: Mundohem ta jap gjithmonë maksimumin për Kosovën, do kthehem në Mallorca me moral të qind për qind

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Lojtari që kontribuoi me dy gola e dy asistime në këtë përballje, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur pas ndeshjes.

Muriqi tha se mundohet gjithmonë ta jap maksimumin për Kosovën.

“Faktikisht po mundohem ta jap maksimumin gjithmonë për Kosovën. Humba shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola. Jam i lumtuar për fitoren. Do kthehem në Mallorca me moral të qind për qind. Fizikisht jam i lodhur. Dita e parë ishte e vështirë në Kosovë pasi ishte ftohtë. Në Mallorca u mësova me kohën e nxehtë. Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im”, tha Muriqi në KlanKosova./Demokracia.com/