Vedat Muriqi sonte do të startojë për Lazion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit Shën Petersburgut e cila fillon nga ora 18:55.
Pak para fillimit të ndeshjes, Muriqi deklaroi:
“Ndihem mirë dhe jam i lumtur që jam pjesë e njërit nga klubet më të rëndësishme në Italia”, tha ish-sulmuesi i Fenerbahches.
Sonte do të ballafaqohemi me një skuadër të fortë siç është Zeniti, por do të japim gjithçka për të fituar. Do të jap më të mirën time për ta ndihmuar ekipin. |
Në tribuna sonte do të jenë rreth 20.000 spektatorë, dhe Muriqi ka thënë se kjo e bënë më interesante ndeshjen dhe i japin më shumë shpirtë asaj.







