Muriqi luan 83 minuta në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi nuk ka shënuar gol të shtunën, ndonëse tentoi në disa raste. Por ekipi tij Mallorca shënoi fitore përballë Almerias, 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të La Ligas spanjolle.

Muriqi ishte titullar, ndërsa u paraqit deri në minutën e 83-të në fushë për Mallorcan.

Me këtë fitore, Mallorca në gjashtë ndeshje ka arritur të fitojë tetë pikë.