Muriqi: Jam i lumtur vetëm për 45 minutat e dytë

Sulmuesi i ekipit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për media pas ndeshjes me Anglinë.

Muriqi ka thënë se e dinin para lojës që Anglia ishte shumë e fortë, pasi që kishte pësuar vetëm një herë në tre ndeshjet e fundit dhe kishte shënuar 14 gola.

“Pjesën e parë nuk ishim të mirë. Por në pjesën e dytë u kthjellëm dhe arritëm të shënojmë dy herë. Ishte lojë më e mirë nga ne në pjesën e dytë. Tani shpresojmë në ndeshjet tjera, presim Malin e Zi dhe dasht Zoti marrim tre pikë dhe vazhdojmë rrugën tonë drejt europianit”, ka thënë sulmuesi i Fenerbahces.

Tutje ai ka thënë se në lojëra me ekipe shumë të mëdha, gabimet e vogla kushtojnë shumë.

“Jam i lumtur vetëm për 45 minutat e dytë dhe shpresojmë që një pjesë e parë si ajo të mos përsëritet më”

Anglia fitoi ndeshjen 5-3, mirëpo loja e “Dardanëve” ishte trimërore ndaj një kombëtare shumë të madhe siç është Anglia.