Muriqi gjen rrjetën me Lazion në lojë miqësore, ky është hat-tricku i kosovarit VIDEO

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në miqësoren e ekipit të parë të Lazios me skuadrën e të rinjve “Primavera”. Lazio shpreson ta shohë Muriqin e vërtetë edhe në ndeshje zyrtare, ku i mungon goli.

Vedat Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në një ndeshje zyrtare me Lazion.

Fillimisht e kishte pësuar një lëndim, më pas u prek nga koronavirusi, e në ndeshjet që iu dha rasti, nuk mundi ta tregonte veten.

Edhe pse për të ka shprehur interesim Galatasaray, i cili e do qysh në janar, sipas të gjitha gjasave Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio së paku deri në fund të sezonit.