Muriq huazohet te Girona në Spanjë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq prej të premtes mbrëma është pjesë e skuadrës spanjolle, Girona. Girona e ka prezantuar Muriqin në faqen zyrtare.

21-vjeçari është huazuar te Girona nga Manchester City. Shtatlarti është huazuar për një edicion. Girona garon në kategorinë e dytë spanjolle.

Muriq ka pasur një periudhë të dështuar huazimi te Nottingham Foresti, ndërsa pret që te Girona të kthej karrierën në rrugën e duhur.

Gironan e kanë në pronësi pronarët e Manchester Cityt.