Ministri Hekuran Murati ka folur për pagën minimale e kërkesat e veteranëve.
Sipas tij, shteti po jep shumë për veteranët, por nga perspektiva e tyre mund të jetë pak.
‘’Ndërlidhja me pagën minimale ka qenë me nenin 18. Vullneti politik atëherë ka qenë që të bëhet kjo këputje. Pagesa për veteranët është 80 milionë euro në vit. Nga perspektiva e një veterani mund të duket që shteti po jep pak për ta, por shteti po jep 80 milionë euro. Veteranit i kanë hy në hise disa të tjerë që nuk janë veteranë. Duhet t’u bëhet një pastrim i listave. Duhet t’i trajtojmë drejt ata që kanë luftu e kanë marr pushkën e kanë marr guximin.’’, tha ai në komision.







