Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.