Murati: U bë shumë zhurmë për ‘non-paper’ që na bashkonte me Shqipëri, derisa ky që na defunksionalizon po kalohet me sportivitet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë u bë shumë zhurmë në vend, ndërsa, një “non-paper” që e ndan Kosovën nga brenda, po kalon me sportivitet.

Sipas tij, “non-paper” që ndan Kosovën së brendshmi, parasheh autonomi për veriun dhe defunksionalizon republikën tonë.

“Një ‘non-paper’ që shtron rrugën për bashkimin e Kosovës Lindore ne Kosovën dhe rrjedhimisht edhe rrugën për bashkim të Kosovës me Shqipëri bën goxha zhurmë në Prishtinë, përderisa një tjetër ‘non-paper’ që e ndan Kosovën së brendshmi, parasheh autonomi për veriun dhe rrjedhimisht e defunksionalizon republikën tonë tërësusht, kalon me sportivitet këtu tek ne”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Kujtojmë që për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ishte bërë shumë zhurmë nga Qeveria e re, e cila në fushata premtonte bashkimin e vendit me këtë shtet.

Ndërsa, po vazhdojnë edhe më tej deklarimet për ndarjen e Kosovës, ndërsa për këtë nuk po bëhet shumë zhurmë.