Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias që mos ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me kushtetutshmërinë e krijimit të qeverisë së re.
Postimi i plotë i Muratit:
Komisioni i Venecias po na sygjeron ta respektojmë gjykatën tonë kushtetuese
Porosia e Komisionit të Venecia: respektojini vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një porosi që vlen për të gjithë. Të shpresojmë se nuk do të shndërrohemi në shoqëri që do t’i kontestojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mund të mos pajtohemi me vendimet, për më tepë mund të bëjmë përpjekje për të ndryshuar kushtetutën bazuar në procedurat e parapara (jam prej atyre që besoj se kushtetuta duhet ndryshuar dhe punoj për këtë çështje), ama duhet të mësohemi që vendimet e institicioneve t’i respektojmë.







