Murati kapet në rrenë, dëshmohet edhe me fakte se nuk rriti tatimin në pronë për biznese

Ministri i Financave, Hekuran Murati, akuzoi opozitën se nuk po e pranonin vendimin për lirimin për 100 euro të pagesës së tatimit në pronë dhe tha se me këtë po i mbrojnë bizneset. Mirëpo, Murati është kapur me “presh në duar”, të cilit iu është publikuar një dokument që dëshmon se nuk rriti tatimin në pronë për bizneset.

Ish-ministrja e këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, ka publikuar kartelën financiare të një hipermarketi, të cilit tatimi në pronë i figuron me të njëjtën vlerë monetare si në 2023-ën edhe në 2022-ën, shkruan Demokracia.com.

“Ministër,  je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, ka shkruar Bajrami.

“Ministër, që dy vite as edhe një vendim të vetëm  nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti,  po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po  i shbërblen ata me nga 50 e 100 Euro”, ka thënë më tej ish-ministrja Bajrami.

Në anën tjetër, ministri Murati ka prezantuar disa “fakte” që kinse Qeveria Kurti e ka hallin e qytetarëve, ndërsa opozita të bizneseve.

“E ata që kanë hallin e biznesmenëve e ndërtimtarëve, e mbështesin propozimin e opozitës që të MOS u lehtësohet barra 95%-shit, por të mbrohen ndërtimtarët e tregtarët”, deklaronte Murati.