Ministri Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se që nga sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se me marrëveshjen e arritur me BQK-në dhe BSK-në, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%.

“Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt.

Mirësevini bashkatdhetarë!