Ministri i Financave

Murati ‘i jep mend’ Kushtetueses rreth ligjit për çmimet tavan, thotë se u rrëzua “me argumente të kota”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese lidhur me rrëzimin e ligjit për çmimet tavan duke thënë se thënë se vendimi u mor “me argumente totalisht të kota”.

“Ligji për çmimet tavan synonte të vendoste tavan të marzhës së fitimit, jo me punu me humbje biznesi, por të caktonte marzhën e fitimit e të mos fitojnë më tepër se sa duhet në kohë krize. E çoi opozita në Kushtetuese… Ligjin për çmime tavan e rrëzoi Kushtetuesja me argumente totalisht të kota, ndërsa ligjin për pagën minimale ende nuk kemi vendim”, ka thënë Murati në”Konfront” të KTV-së.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese kishte argumentuar qartë se një projektligj i tillë bie ndesh me ekonominë e lirë të tregut, Murati tha se “kushdo që ka argumentuar vendimin e Kushtetueses, s’ka të bëjë fare me mënyrën se si funksionon ekonomia”.

“Në argumentimin e vendimit për ligjin e çmimit tavan thuhet se Kushtetuta e vendit tonë është një ekonomi e tregut të lirë apo e lirë e tregut, siç thoshte kryetarja e Kushtetueses. Mund të themi se jemi bërë më të djathtë edhe se SHBA-ja”, pohoi Murati më tej.

Në aktgjykim, Kushtetusja argumentoi se ligji nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Tri partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovë kundërshtun në vazhdimësi ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet bazike.