Seancë

Murati fton opozitën që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare: Nuk ka bllokim fondesh për to

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar deputetët e opozitës që t’i ratifikojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Murati ka thënë se në të gjitha takimet që ka pasur me partnerë dhe donatorë zhvillimorë i është konfirmuar se marrëveshjet tani kamë të nënshkruara dhe po presin për ratifikim.

Postimi i plotë:

Njëra ndër arsyet se pse një pjesë e opozitës nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare është edhe pretendimi se “për shkak të masave të vendosura, edhe fondet e këtyre marrëveshjeve janë të bllokuara prandaj është e kotë të ratifikohen sepse mjetet nuk mund të shfrytëzohen”.

Kjo nuk qëndron.

Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës.

Prandaj edhe njëherë ftoj deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.