Familjarët e futbollistëve të Kombëtares së Zvicrës kanë mbërritur të enjten në Shtutgard.
Ata kanë pasur kënaqësinë ta shikojnë stërvitjen gjatë ditës së sotme dhe më pas janë takuar me lojtarët.
Murat Yakin gjithashtu organizoi edhe drekë të përbashkët, në mënyrë që lojtarët e tij të mallëngjehen me familjarët e tyre.
Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme, Zvicra e zhvillon ndaj Gjermanisë, kurse në stadium do jenë të pranishëm gjithë familjarët e lojtarëve “Helvetikë”, përfshirë këtu ata të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.







