LAJMI I FUNDIT

MUP-i serb njoftoi për dëgjimin e Zvonko Veselinoviq: Biznesmeni kontrovers kaloi poligrafin

Zvonko Veselinoviq është marrë në pyetje sepse dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për likuidimin e inspektorëve Sllobodan Milenkoviq dhe Dushan Mitiq.

Policia e qytetit të Beogradit ka intervistuar sot kriminelin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviqin lidhur me pretendimet e Sllobodan Milenkoviqit se Veselinoviq ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së tij, si dhe vrasjen e Dushan Mitiqit, njoftoi MPB-ja serbe, përcjellë Ballkani.info.

“I shoqëruar nga një avokat, Veselinoviq iu afrua objektit të Drejtorisë së Policisë për qytetin e Beogradit dhe dha një deklaratë për pretendimet e Milenkoviqit dhe pranoi t’i nënshtrohet një testi poligrafik i cili ishte kryer dhe të cilin personi i përmendur e kaloi, duke mohuar pretendimet e Milenkoviqit dhe duke deklaruar se nuk e njihte personin e përmendur”, thuhet në njoftim.

Për sa më sipër do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti.

Veselinoviq është i lidhur ngushtë me kryeterroristin serb, Millan Radoiçiq. Të dytë kanë biznese dhe kompani në Kosovë dhe në Serbi, disa prej të cilave janë futur në listën e zezë amerikane bashkë me këta të dy. /Ballkani.info/