Trajneri

Munishi: Forca Dallku, ti je i fortë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se homologu i tij i Prishtinës, Armend Dallku, nuk e ka merituar spërkatjen me sprej lotsjellës nga policia pas humbjes së skuadrës së tij kundër Gjilanit të mërkurën.

Dallku kërkoi ndihmë mjekësore në një qendër spitalore pas ndeshjes në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, për shkak të probleme që ia kishte shkaktuar sprej lotsjellës.

Trajneri i bardhekaltërve bashkë me stafin e vet ishin subjekt i sprejt lotsjellës nga policia për shkak se e kishin rrethuar katërshen e gjyqtarëve për t’i kërkuar sqarime për referimin kontrovers.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Munishi, një rival i Dallkut në garën për titull në Superligë, i ka bërë thirrje atij ta tejkalojë këtë incident dhe të kthehet fuqishëm.

“Armend Dallku nuk e meriton ketë sjellje ndaj tij. Forca Dallku ti je i fortë”, shkroi Munishi në Facebook.