Mungon Zotëriu i Parë: Krejt çka thanë liderët në ceremoninë e ushtrimit “Defender Europe 2023”

Është mbajtur ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”. Kosova do të jetë nikoqire e këtij organizimi. Në ceremoninë hapëse, fjalime mbajtën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Çka u tha?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo është një ngjarje historike duke thënë se destabilizuesit dhe sfiduesit do të dështojnë çdo herë

Defender 2023 përkon edhe me 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cila për nga kujtesa është aq e freskët sa edhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera të NATO-s ndaj gjenocidit të Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës. Ne ishim viktimat, ndërsa regjimi i Millosheviqit ishte agresori, e lufta jonë ishte luftë për liri, kjo është e vërteta do ta ruajmë çdo herë.” – ka thënë Osmani derisa nderoi edhe tre mijë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Objektivi kryesor i ‘Defender 2023’ është që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve aleate kundër agresorëve të mundshëm, dhe për t’i siguruar aleatët evropianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme… “Shkaktarët e sfidave, destruktiviteteve dhe destabilitetit do të dështojnë çdo herë.” – ka thënë Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgatitja për t’u ballafaquar me kërcënime është e domosdoshme, duke e parë invazionin e Rusisë në Ukrainë.

Po zhvillohet në një realitet të tnesionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrianë dhe si i tillë ka të bëjë jo vetëm me të ardhmen e Evropës por edhe mbarë botës. Parandaj, përgatitja për tu përballur me kërcënime të njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme ashtu siç është rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatishmërisë ushtarake.” – ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka përmendur edhe heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu duke thënë se vepra e tij na mëson se sa të rëndësishme janë aleancat.

Që jeni sot të pranishëm këtu para monumentit të Gjergj Kastriot – Skenderbeut jeta dhe vepra e të cilit na mësoi se sa të rëndësishme janë aleancat dhe gatishmëria luftarake për të mbrojtur rendi dhe organizmit dhe të ndërtimit. Madje edhe ky togfjalëshi “Stronger together” – “bashkë më të fortë” është veçse variacion dhe jehon e thënies së famshme të kryeheroit tonë Skenderbeut “bashkimi bën fuqi”” – ka thënë Kurti.

Në këtë ceremoni ka folur edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka thënë se rruga e vetme e FSK-së është anëtarësimi në NATO, duke shtuar se gjatë kësaj kohe FSK ka bërë trajnime dhe ngritje ushtarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake, shkruan Nacionale.

Gjatë këtyre dy viteve, fokusi ynë kryesor ka qqenë në rritjen e numrit të ushtarakëve, trajnime, stërvitje e shkollime, pastaj në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake dhe sistemeve të reja. E gjithë kjo është bërë për t’i dalë zot vendit tonë. Atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ne do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka folur për modelin e mbrojtës kolektive, duke thënë se është më ndryshe nga modelet që përdorin fuqitë e tjera botërore.

Ai ka thënë se është i mahnitur me përparimin e FSK-së.

Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale… “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Në këtë ceremoni nuk u pa Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, i cili është ushtar rezervist i FSK-së. Kujtojmë se bashkëshorti i Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ishte komentuar gjatë ceremonisë “Defender Europe 2021”, pasi ishte parë duke shikuar armët e FSK-së.

Fotografia që mund ta shikoni më lartë ishte komentuar me të madhe në Kosovë.

Ndryshe Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ushtrim me 1 mijë e 400 trupa të FSK-së, e si nikoqir në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse.