Mungojnë shumë deputetë në seancë, Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 15 minutëshe, për shkak që nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar seancën.

Në sallë ishin vetëm 47 deputetë, teksa kryesuesja Arbërie Nagavci, është dashur ta ndërprejë mbledhjen.

Në diskutim gjatë seancës ishin dy pika, ajo për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.

PDK në anën tjetër e ka bojkotuar tërësisht këtë seancë dhe të gjitha aktivitetet për këtë javë, në shenjë solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë, pas aktakuzave nga Gjyakata Speciale.