Mungesë e oficerëve në burgjet e Kosovës, janë plakur e po përballen edhe me rrezikun

Fenomenet si haraçi, droga, alkooli e dhuna, në burgjet e Kosovës, po justifikohen me numrin jo adekuat të stafit. Këta të fundit po thonë se janë të rrezikuar në punën që po bëjnë, për shkak të kushteve jo të mira, numrit të madh të të burgosurve dhe numrit të vogël të stafit.

Për këtë situatë, flasin edhe monitorues dhe njohës të çështjeve të sigurisë, të cilët pohojnë se numri i oficerëve korrektues në burgjet e Kosovës nuk është adekuat.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj në një intervistë për KosovaPress thotë se janë të zhgënjyer me institucionet e vendit, me premtimet që u janë dhënë herë pas here. Sipas tij, punëtorët e stafit korrektues çdo ditë po përballen me pakënaqësi të shumta, duke filluar nga numri jo adekuat i oficerëve korrektues. E sipas tij, kjo po u ndikon edhe në efikasitetin në punë.Sadikaj thotë se stafi korrektues edhe janë të rrezikuar.

Ai kritikon edhe ligjin që trajton këta punëtorë.

Ku thotë se stafi korrektues trajtohen me disa ligje, e që u mungon edhe udhëzimi administrativ.

Me këto pakënaqësi, po pajtohet edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.Ai thotë se organet e drejtësisë nuk guxojnë të justifikohen me mungesën e mjeteve.Nga monitorimet që bëhen në burgjet e Kosovës, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Alban Muriqi thotë se është evidente që qendrat korrektuese, kanë mungesë të stafit.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Sigurisë dhe Operacionit në Shërbimin Korrektues, Burim Buleshkaj pohon se mungesa e stafit ka ndikuar edhe në kontrabandimet të cilat jo rrallë herë ndodhin në burgjet e Kosovës.

Sipas tij, mungesa e pajisjeve të sigurisë për shkak të buxhetit të limituar i ka penalizuar në këto çështje.Ndryshe, aktualisht në burgjet e Kosovës janë rreth 1650 të burgosur. Ndërsa, 1800 është numri i stafit korrektues, duke përfshirë oficerët korrektues, stafin civil dhe stafin mbështetës.