Mungesa e furnizimit me ujë pas vërshime, KRU-Prishtina jep detaje

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët e Fushë-Kosovës, një pjesë e lagjes Kalabria dhe “Zona Industriale”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në një njoftim KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se sot do të ketë ujë vetëm nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

“Tē nderuar, ju njoftojmë se turbullira pas reshjeve atmosferike është mjaft e lartë ku pamundësohet trajtimi i ujit në sasi më të mëdha, por drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim që uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri nē 21:00, ndërsa ditën e nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00. Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për Drenasin bëhet e ditur se do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme.