Mungesa e barnave në spitalin e Prizrenit: Pacientëve u kërkohet të blejnë edhe fllaster (FOTO)

Gjendja e furnizimit me barna dhe materiale tjera shpenzuese nëpër qendrat spitalore vazhdon të mbetët jo e mirë, pavarësisht deklaratave të ministrit të shëndetësisë Uran Ismaili se kjo çështje tashmë është rregulluar.
Rasti i fundit ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, konkretisht në klinikën e pediatrisë.

Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar një faturë ku shihet se personit një fjalë në spital i është kërkuar që të blejë glukozën për infuzion NaCl dhe ngjitës, për mbajtësen e kanillës, apo ndryshe njihet edhe si (fllaster).

Personi, anonim që është i njohur për redaksinë tonë, ka thënë se kërkesa për blerjen e këtyre gjërave nga shërbyesit shëndetësorë i është bërë pasi djalin e tij e kishte dërguar për trajtim mjekësor në pediatri të spitali të Prizrenit.

Në faturë shihet se personit i ka kushtuar 4 euro e.50 cent, fillimisht për shërimin e të birit./Ballkani.info/