“Mund të pini ujë” – një kosovar përkujdeset që kalimtarët të freskohen në temperaturat e nxehta

Temperaturat po shënojnë rritje ditëve të fundit në vendit tonë.

Një qytetar i Prishtinës është përkujdesur që kalimtarët të freskohen me ujë gratis.

Një fotografi e publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, tregon se në një rrugë të kryeqytetit, është vendosur një bidon uji ku qytetarët mund të furnizohen.

“Mund të pini ujë”, shkruhet mbi bidonin me ujë.