Muminoviq dhe Loxha i sigurojnë dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane të xhudos, për Juniore, që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Muminoviq është në finale të kategorisë -48 kg, ndërsa Loxha në finale të kategorisë -57 kg.

Ndërsa, Laura Fazliu (-63 kg) është në luftë për medaljen e bronztë pasi pësoi humbje në gjysmëfinale.

Muminoviq dhe Loxha shënuan nga tri fitore, ndërsa Fazliu dy.