Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller është suspenduar nga UEFA me dy ndeshjet e ardhshme të Champions League, që korrenspondojnë të jenë ndaj Liverpoolit në 1/16-tën e kompeticionit dhe që do të zhvillohen në shkurt dhe mars.

Muller ishte ndëshkuar me karton të kuq në përballjen e fundit të fazës grupore kundër Ajaxit, pasi që kishte qëlluar me taka në kokën e mbrojtësit argjentinas, Nicolas Tagliafico.

Sulmuesi gjerman i cili ka shënuar 42 gola në 107 ndeshje të Champions League, e ka apeluar këtë vendim.

Kartoni i kuq ndaj Ajaxit ishte i pari në karrierën e Mullerit, që pas ndeshjes kishte reaguar në rrjetet sociale duke i kërkuar falje Tagliaficos për ndërhyrjen e tij.

Sfida e parë Liverpool-Bayern zhvillohet me 19 shkurt, kurse ajo e kthimit me 13 mars në “Allianz Arena”.