Mulhaxha thotë se anëtarët e Kryesisë që votuan për mbajtjen e seancës do të kenë përgjegjësi

Deputetja e VV’së, Fatmire Mulhaxha Kollcaku, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se deputetët rrezikuan shumë me mbajtjen e seancës për votimin e buxhetit, por që ajo ishte e domosdoshme për vendin.

‘’Rrezikuam me buxhetin, këtë e dijmë. Por po të mos votohej buxheti nuk do kishim mjete të luftonim virusin tani’’, thotë ajo.

‘’Njëri prej deputetëve kishte temperaturë atë ditë dhe nguli këmbë pesë herë që ti matej temperatura. Derisa doli një rezultat që i konvenon nuk u ndal të i matej virusi. Por ai ka mudnësi të na infektonte të gjithve nëse kishte virusin’’, shton ajo.

Tutje ajo thotë se nuk e kupton pse të duhet të mbahet nesër seanca kur dihet rreziku pas rekomandimeve të fundit të IKSHPK’së.

Të jenë aq shumë persona në atë distancë është shumë e rrezikshme. Ata që kanë thirrë seancën do të mbajnë përgjegjësi. Katër persona në kryesi të Kuvendit do të mbajnë përgjegjësi. Respekt për zonjën Osmani dhe Nagavci. Cfare porosie po dërgojmë me mbajtjen e seancës nesër. Po ju themi qytetarëve vëni maska e doreza dhe mbani grupime sa të doni, ndeshje koncerte etj. Ne asnjëherë nuk kemi ikur nga përgjegjësia’’