Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka shprehur keqardhje për vjedhjen që ka ndodhur në shtëpinë e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, derisa aktin e ka quajtur të papranueshëm, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këto momente të vështira qëndron pranë kryetarit dhe familjes së tij, teksa ka shtuar se Iliri ka përballuar e tejkaluar stuhi edhe më të mëdha dhe do të jetë i palëkundur edhe në këtë sfidë.
“Besoj shumë që organet e rendit do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të zbardhur rastin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Siguria dhe qetësia e të gjithë qytetarëve duhet të jenë gjithmonë prioritet”, ka shkruar Mulaj ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Reagim Publik
Me keqardhje të thellë kemi marrë lajmin për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e Kryetarit të Komunës së Istogut. Ky akt është i papranueshëm dhe si fenomen i ligë na prek të gjithëve si shoqëri.
Në këto momente të vështira, jemi pranë Kryetarit dhe familjes së tij, duke u shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të sinqertë. Shpresojmë që ata ta kalojnë këtë situatë sa më shpejtë, dhe tu rikthehen gjësendet që pëveq vleres materiale kanë më shumë vlerë shpirtërore.
Iliri ka përballuar e tejkaluar stuhi edhe më të mëdha se kjo, prandaj e di dhe besoj fuqishëm që aj vazhdon të jetë i palëkundur nga këto sfida.
Kurse unë dhe të gjithë qytetarët e Istogut qëndrojmë fuqishëm mbrapa tij!
Besoj shumë që organet e rendit do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të zbardhur rastin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Siguria dhe qetësia e të gjithë qytetarëve duhet të jenë gjithmonë prioritet.
Me respekt dhe solidaritet,
Dr.Sci. Besim Mulaj







