Nexhmedin Spahiu

Mujka i VV-së, i arrestuar për korrupsion, i del në mbrojtje Spahiut dhe sulmon gazetarët

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, i ka dalë në mbrojtje analistit Nexhmedin Spahiu, i cili së fundit është kritikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj për mashtrim rreth shkollimit të tij.

Mujka, i cili vitin e kaluar është arrestuar nën dyshimin për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, ka thënë se ata që janë mobilizuar ndaj Spahiut janë propagandues të ndarjes së Kosovës.

Madje, gazetarët që e kanë kritikuar Spahiun, sipas Mujkës janë zëdhënës të ndikimit rus në rajon.

“Ishin mobilizu hijenat e Kosovës, zëdhënësit dhe propaganduesit e politikës së ndarjes së Kosovës dhe rritjes së ndikimit serbo-rus në Ballkan, shokët e Batanit dhe e kishin marr në shënjestër prof. Nexhmedin Spahiun. Prof. Nexhmedin Spahiu për dallim nga ta nuk është zëdhënë i asnjë subjekti politik por një analist që sheh shumë përpara dhe njohës ekstrem i situatës dhe zhvillimeve e posaçërisht atyre në Veri. Parashikimin e tij para 1 viti për mundësitë e mëdha për luftë dhe invadim të NATO në Beograd këta të njëjtin e kanë përqesh deri në banalizim”, ka shkruar Mujka.

Megjithatë, ai e ka pranuar se ka mospajtime me analistin Spahiu.

“Ka shumë çështje me të cilat nuk pajtohem me Nexhin e posaçërisht me idenë e kombit kosovar por gjithmonë e kam çmuar për guximin me thënë të drejtën pa marr parasysh çmimin dhe me denoncu krimin, padrejtësinë e hajninë. Nuk duhet harruar rolin e radio dhe TV Mitrovicës në vitet 1999-2002 kur ka qenë pothuajse ura e vetme informative mes shqiptarëve matanë dhe këndej lumit Ibër. Kam edhe shumë me fol për Nexhin por thjesht ai nuk është i pagabueshëm por është një ndër ikonat e Mitrovicës dhe jemi krenar që e kemi”, ka shkruar Mujka.

VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim