Deputeti I VV-së

Muja: Shumë familje s’e përballojnë, por çmimi i rrymës në Kosovë është më i ulëti në rajon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se është e vërtetë se çmimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm për shumë familje.

Por në debatin e sotëm parlamentar për këtë çështje, Muja tha se çmimi i rrymës është më i ulëti në rajon.

“Energjia elektrike është vërtetë e papërballueshme për shumë amvisëri familjare. Ka vështirësi deri në fund, por e vërteta është që edhe në këtë vit, energjia elektrike, kostoja, është më e ulëta në rajon. 7 cent mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 cent. Përjashtimi tjetër është Maqedonia, ku kushton 14 centë. E vërteta është kështu sipas Eurostatit”, tha Muja.

Duke përmendur kursimin, ai nuk u shpreh shumë i sigurtë se tarifat nuk do të rriten sërish.

“Shpresoj që ne të kursejmë edhe më tutje që t’i mbajmë tarifat më të ulëta”, tha Muja.

BONUS VIDEO: Bajrami e gozhdon Kusari-Lilën: Dil vetë në zgjedhje, mos u kacavjerrë në partitë tjera