Analisti

Muja: Kushtetuesja vendos nesër, mendoj se procedura për zgjedhjen e qeverisë do të kthehet në fillim

Analisti Armend Muja ka dhënë opinionin e tij në lidhje me vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Muja në “Debat Plus” ka thënë është i bindur se Gjykata Kushtetuese nesër do të del me deklaratë ku tregon se ka vendosur në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për atë nëse ka të drejt apo jo Presidenti për të mandatuar Avdullah Hotin si kandidatë për kryeministër.

Ai ka thënë se politikanët do të shkojnë e vijnë por duhet të mbesin praktika të mira kushtetuese.

Analisti thotë se Kosova ka nevojë që të sqarojë disa çështje kushtetuese që lidhen me zgjedhjet.

“Kushtetuta duhet ta sqarojë çartë nëse ka të drejt edhe i dyti ta formojë qeverinë. Po ashtu nëse kushtetuta parasheh që vetëm i pari ka të drejtën ta formojë qeverinë, duhet t’ia jep një përparësi në mënyrë që të mos ketë bllokime më pas”.

Muja thotë se te neni 82 Gjykata Kushtetuese nuk gjen që Presidenti ka bërë kushtetuese pasi përdoret termi “mund”. [Presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë].

Mirëpo analisti thotë se ne në  nenin 95.5 presidenti ka bërë shkelje proceduriale pasi nuk është përcaktuar afat se kur partia e parë duhet të dërgojë emrin e mandatarit.

“Mendoj se procedura do të kthehet në fillim. Gjykata Kushtetuese poashtu nuk ka të drejt të caktojë afate ato i cakton vetëm parlamenti”, tha ndër të tjera Armend Muja.