Muhaxheri: Unë jam komandant i Dukagjinit, i fitojmë 4 komuna atje, në Deçan shkojmë në balotazh

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve komunale.

Muhaxheri në “Debat Plus” ka thënë se nga pesë komuna në Rajonin e Dukagjinit, katër do t’i fitojë LDK-ja.

“Do të fitojmë garën në Pejë, Istog, Klinë e Junik. Në Deçan do të shkojmë fuqishëm në balotazh”.

“Unë jam komandant i Dukagjinit, vetna për 5 komunat që e rrethojnë Pejën. Dhe do t’i fitojmë katër komuna dhe një në balotazh”, tha ai.
Ai ka thënë se LDK në Gjakovë nuk është në ditët më të mira të saj.

“Degën e Gjakovës e kanë përcjellë problemet ndër vite. Me kandidatin e ri që e kemi fut në garë mund të bëjmë diçka, por për më shumë nuk kemi pasur kohë”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se LDK do ta rikthejë Prishtinën e Podujevën.
Ai ka thënë se shpreson që Agim Veliu duhet të jetë pjesë e partisë në këto zgjedhje.

“Së paku ai shpresoj të mos pengojë partinë në këto zgjedhje. Unë nuk kam pasur konfrontim personal me Agim Veliun, por e kamë bërë për të mirën e partisë”.

Duke folur për garën në Ferizaj, Muhaxheri thotë se me Sibel Halimin LDK është në garë edhe në këtë qytet.

Muhaxheri thotë se LDK është në garë të fortë edhe në Mitrovicë. “Edhe pse me propagandë po mundohen ta zbehin kandidaturën e zotit Agolli, por unë mendoj se ai do ta fitojë Mitrovicën”, deklaroi tutje Gazmend Muhaxheri.