Muhaxheri: Qeveria Kurti nuk ka njohuri si ta trajtoj problemin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19

Zyrtari i PDK-së njëherit edhe njohës i çështjeve ekonomike Arton Muhaxheri, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, për mos veprimin e qeverisë për ta trajtuar problemin ekonomik tē shkaktuar nga pandemia. Muhaxheri ndër të tjera theksoj se qeveria për arsyje të paditurisë si ta trajtoj problemin është duke e neglizhuar zgjedhjen e problemin ekonomik.

Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:

Jemi i vetmi vend në rajon se për Evropë të mos flasim që nuk i dijmë as përafërsisht dëmet ekonomike që i ka shkaktuar COVID-19. Të dhënat nga ATK janë burime të vetme që përdorë kjo qeveri por që gjithashtu janë krejtësisht të pamjaftueshme për ta treguar realisht dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

Kjo ndodh për shkak se kjo qeveri nuk e ka marr as mundin më të vogel për të analizuar demet në terren jo dhe jo nga zyret. Ky nuk është problemi i vetem, problemet do të thellohen kur në mungesë të informatave nuk dihet se si duhet qasur problemit, se nese kemi informata te pa sakta ose gjysmake per demet e pandemise ne ekonomi rrjedhimisht do te kemi trajtim jo te duhur te problemit. Prandaj e kuptoj secilin biznes, secilin sipermarres qe eshte i irrituar me veprimin e qeverise kundrejt krizes ekonomike.

Duke e analizuar edhe në aspektin profesional nese nuk arrijme te veprojme shpejte shume biznese te vogla nuk do te ekzistojne dhe shume biznese te mesme do te zvogëlohen. Qeveria ose ishte e padijshme ose e neglizhoj problemin ekonomik në kohen e pandemise, ndersa une mendoj qe qeveria as nuk pati njohuri por as nuk deshti te merret me problemet ekonomike te shkaktuar nga COVID-19.