Koordinatori

Muhaxheri: PDK nuk është vetëm parti politike, por është aset kombëtar

Koordinatori i PDK-së në Pejë Arton Muhaxheri në 19 vjetorin e themelimit të PDK-së ka treguar përvojen e tij brenda këtij subjekti politik duke shprehur keqardhje që nuk ishte pjesë e saj qe nga fillimi.

Muhaxheri poashtu PDK-në e konsideron si asetë kombëtarë.

Postimi i plotë i Muhaxherit;

Sot 19 vite nga dita e themelimit të saj e përballur me propagand, shpifje dhe çka jo tjetër te orkestruara në Serbi por te mbeshtetur nga parti shqiptare në Kosovë megjithatë ajo vazhdoj punen gjithnjë në të mirë të shtetit si nga opozita ashtu edhe nga pozita.

Nga jashte mund ta kemi perceptuar ndryshe por brenda kam gjetur njerezit me te mire, me pozitiv dhe me energjik, ndonese parti e madhe mund te kete diversitet mendimesh dhe karaktere njerëzish por kjo eshte e bukura aty.

Me vjen keq qe nuk isha pjese e saj qe nga fillimi por jam i kenaqur qe per tri vite te angazhimit tim gjeta mbeshtetjen e shume njerëzve brenda dhe jashte partise.

Ajo qe lirisht mund ta them pa modesti; PDK nuk eshte thjeshte vetem parti politike por eshte asetë kombëtarë.