Takimi

Muhaxheri pas takimit me Escobar dhe Hovenier: Jetik rrugëtimi i Kosovës bashkë me ShBA-në

Kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për takimin që ka mbajtur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai, me anë të në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ishte i nderuar që i ka pritur në takim Escobarin dhe Hovenierin.

“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri.