letra e qytetarit

Muhaxheri lexon në studio letrën e qytetarit anonim që dërgoi tek arrestimet e zyrtarëve komunalë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka lexuar në emisionin Pressing në T7 letrën që i ka ardhur nga një qytetar anonim, e që ai thotë se ka prej kësaj letre kanë filluar hetimet nga prokuroria.

Muhaxheri thotë se denoncimi i parë ka qenë tërësisht politik dhe ka shtuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj qytetarit në fjalë për shantazh ndaj tij dhe drejtorit të urbanizmit.

“Vjen një denoncim të cilët drejtorët e drejtorive në Pejë janë duke bërë keqpërdorime. Ndoshta është mirë me lexu se si funksionojë këto parti policeske. Denoncimi i parë është politik”, thotë ai teksa e lexon letrën.

I nderuar kryetar i komunës zoti Muhaxheri, dëshiroj të nju njoftoj se drejtorët e juaj të urbanizmit janë duke u angazhuar në aktivitete kriminale gjatë kohës së parazgjedhjeve me qëllim të përfitimit të paligjshëm duke u mbështetur me kërkesat e disa ndërtuesve në l89dhje me dhënien e disa lejeve ndërtimore. Kërkojmë nga ju që të ndërmerrni dicka në të kundërt edhe ju jeni të përfshirë së bashku me drejtorët.

Muhaxheri thotë se Drejtori i Urbanizmit ka punuar ndershëm, teksa tregon se prokuroria nisi hetimet pas kësaj letre.

“Me 12 maj, prokuroria nis hetimet në bazë të kësaj letre. Ata ia lëjnë prokurores më të guximshme, zonja Haxhosaj që të merret me këtë rast”, thotë ai.

“Cka ndodh, vjen përsëri një letër tjetre. Ky është shantazh publik ndaj meje dhe drejtorit për urbanizëm. Unë shkoj kryeprokurorit në Pejë dhe bëj kallëzim penal ndaj këtij personi për shantazh. Pse po them që është shantazh, sepse Drejtoria e Urbanizimit i ka rritur të gjitha objektivat e planit dhe i ka tejkaluar me punë të ndershme”, shtoi Muhaxheri.

Ndryshe, me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovs ka kryer disa bastisje në Pejë, Klinë dhe Istog pas dyshimeve se disa zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, lidhur me disa ndërtime të paligjshme. Ne kete aksion ishin arrestuar te drejtoret e urbanizmit ne Peje, Istog dhe Kline.