Muhaxheri: Kosova asnjëherë në histori s’ka pasur qeveri më jokompetente

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, e ka cilësuar qeverinë Kurti si qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e qeverive që ka pasur Kosova.

“Kosova mund të ketë pasur qeveri të korruptuar por asnjëherë në historinë e saj Kosova nuk ka pasur një qeveri më të papërgjegjshme dhe më jokompetente se qeveria Kurti”, ka shkruar Muhaxheri në një postim në Facebook.