Muhaxheri i PDK-së: Kurti të filloj konfiskimin e pasurisë nga vetja dhe njerëzit e tij

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri ka komentuar ligjin si nismë të Qeverisë Kurti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duke kërkuar që ky ligj të filloj konfiskimin e pasurisë prej Kurtit dhe njerëzit e tij për të vazhduar tutje.

Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:

Për implementimin e ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme do ti besoja vetëm nëse Albin Kurti fillon konfiskimin e pasurisë nga vetja dhe njerëzit e tij.

Me rrogë të deputetit Albini bleu shtëpi në Oslo, Xhelal Sveçla i bëri milionat, Mytaher Haskuka me pagë të kryetarit të Komunës u bë milioner etj.

Përndryshe ky ligj nëse implementohet selektivisht atëherë mund të konsiderohet se është bërë vetem për hakmarrje politike.