Bartësi i listës së PDK-së në Komunën e Pejës, Arton Muhaxheri ka vizituar fermën e pulave ku ka takuar drejtuesit e saj me të cilët e ka ndarë edhe programin e PDK-së në Pejë.

Kjo gjë u bë e ditur nga një postim i Muhaxherit në rrjetin social Facebook.

“Sot bashkë me kandidaten për asamble Jehona Mahmuti kemi vizituar fermën e pulave VED-FARM, ku u pritem nga Umberto Zeqiri të cilin e siguruam se PDK bashkë me grupin e asambleistëve do ti mbrojmë interesat e biznesit. Bizneset e tilla duhet të lirohen nga të gjitha barrierat burokratike komunale në mënyrë që ta kenë më të lehtë ushtrimin e veprimtarisë së tyre biznesore”, ka shkruar ai.