Muharremi e merr vaksinën anti-Covid në veri: Faleminderit Vuçiqit që na i siguroi

Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar sot në veri të Kosovës, dhe ndër të parët që mori vaksinën Pfizer në Leposaviq ishte Muharem Bahtijareviq, i cili se është jashtëzakonisht mirënjohës që e mori vaksinën.

“Sapo e kam marrë vaksinën, i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që Presidenti Aleksandar Vuçiq na ka siguruar që të jemi ndër të parët në Ballkan dhe rajon dhe të tretët në Evropë. Ne duhet të jemi krenarë që Presidenti Vuçiq po na udhëheq në atë drejtim, ata nuk e kishin besuar”, tha Muharem Bahtijareviq për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Menaxherja e Qendrës Shëndetësore në Leposavicq, Ljiljana Vukadinoviq i thuri lavde dhe falenderime Vuçiqit, ndërsa tha se kishte nder dhe kënaqësi të veçantë për t’i shprehur mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Leposaviqit dhe institucionit shëndetësor të udhëhequr nga Serbia dhe Vuçiqi.

“Qytetarët janë shumë të interesuar dhe ne jemi duke vaksinuar një numër të qytetarëve të moshuar sot me rekomandim të Shtabit të Krizave, dhe ne besojmë se sasi të mjaftueshme të vaksinave së shpejti do të vijnë për të gjithë qytetarët tanë të interesuar. Edhe një herë, unë do të doja t’i falënderoja të moshuarit tanë për veten tonë, për shëndetin tonë, por edhe për të gjithë ne. Ata janë një shembull që të gjithë duhet ta ndjekim”, tha Vukadinoviq, duke shtuar se një dozë e caktuar e vaksinës së Pfizer arriti në Leposaviq, për të cilën ata janë shumë mirënjohës.