Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për Ballkani.info e ka bërë të qartë se nëse Kosova sërish kërcënohet nga një luftë e re ai do të jetë i pari në vijën e frontit.
I pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar se ka qenë pjesë e luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), gjatë viteve 1998-1999.
“Edhe me ligj edhe me Kushtetutë, Kryetari i Komunës në raste emergjente edhe në raste të luftës është komandantë i asaj pjese ku vepron. Unë kam qenë edhe pjesë e luftës dhe për çdo gjë që ka nevojë Kosova do të jem i pari aty. Momentin që ka nevojë Kosova do të jem aty i pari”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







