Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është treguar sërish i kujdesshëm me mërgimtarët, prandaj sot e ka një njoftim për ta dhe të gjithë banorët e Suharekës.
“Të nderuar mërgimtarë, pas datës 20 dhjetor, punimet ndërpriten dhe do të vazhdohet pas festave. Rruga do të mbetet në qarkullim të plotë. Andaj po punohet me intensitet të shtuar në Sheshin e Qytetit”, ka shkruar Muharremaj në facebook.
Bashkë me këtë njoftim, kryetari Muharremaj ka postuar edhe video dhe foto nga punimet në Sheshin e Qytetit, respektivisht në zgjerimin e tij. /Ballkani.info/









