Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka emëruar sot Mensur Selimajn në pozitën e Drejtorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Besoj fuqishëm se me punën e tij, angazhimin dhe energjinë, do t’i japim edhe më shumë mbështetje bujqësisë vendore, zhvillimit rural dhe ruajtjes së pasurisë sonë natyrore. Përgatitja e tij profesionale në ekonomi dhe afarizëm, do të sjell një frymë të re dhe menagjim të ri. I uroj suksese Mensurit në këtë përgjegjësi të re në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







