Muharremaj: Aktiviteti Qeverisja e Pronës do të fokusohet në forcimin e sistemit të të drejtave pronësore

Aktiviteti i USAID-it – Qeverisja e Pronës është një aktivitet pesëvjeçar që synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë për të reduktuar korrupsionin, rritur fuqizimin e grave dhe përmirësuar të drejtat formale të pronës dhe investimet në pronën e paluajtshme.

“Aktiviteti, në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë do të avancojnë zhvillimit ekonomik dhe demokratik në Kosovë. Sot nënshkruam marrëveshjen me drejtoreshën e aktivitetit Qeverisja e Prones znj.Jennifer Ober, të cilën e falënderoj për bashkëpunimin.

Aktiviteti Qeverisja e Pronës do të fokusohet në forcimin e sistemit të të drejtave pronësore, duke përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale Komunale dhe ofrimin e shërbimeve që qytetarët kanë nevojë për të zyrtarizuar dhe regjistruar të drejtat e tyre. Aktiviteti do të mbështetë standardizimin e procedurave administrative, që do të nxisin qytetarët të nisin procedurat e formalizimit”, ka shkruar Muharremaj.