Muaj i “ngjeshur” për liderët kosovarë, pas zyrtarëve amerikanë Prishtinën sot e vizitojnë këshilltarë të Merkel-it

Edhe kjo javë pritet të përfshihet me porosi të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket dialogut me Serbinë.Për sot, në Kosovë është paralajmëruar një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel.

Në Kosovë mesaze solli edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, raporton rtklive.Edhe pse ditët e fundit ka pasur presion për heqjen e taksës për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë, presidenti serb, Vuçiq, dje ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut edhe nëse hiqet taksa.Po dje Lista Serbe, përmes zëdhënësit Igor Simiq, u ka thënë LDK-së dhe Vetëvendosjes, se do t’iu bashkohet në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse i sigurojnë 51 vota.